Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hodhi çantën me kokainë para se policia ta kontrollonte, e pëson shqiptari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Hodhi çantën me kokainë para se policia ta kontrollonte, e
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas shtatë muajsh arrati, i akuzuar për trafikim droge. Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik 2024 në Rimini kur patrullat italiane ndoqën një automjet dhe bllokuan dy persona.

Gjatë kontrollit policor nuk u gjetë asgjë e dyshimtë, por një kalimtare i kishte parë të hidhnin qeset e drogës nga xhami.

I riu banonte aktualisht në një hotel në Rivazzurra, ku u arrestua falë një ekzekutimi të një urdhëri paraburgimi të lëshuar nga prokuroria më 5 korrik 2024.

Burimet policore bëjnë më dije se 25-vjeçari është dërguar në burgun e Casettit në pritje të masës së sigurisë, ndërkohë bashkëpunëtori i tij mbetet akoma në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese