![Hodhën nga dritarja 18 mijë euro! Arrestohen në Itali shqiptari](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1733861290x1733859915-itali-160.jpg)
Një operacion i zhvilluar nga autoritetet italiane në Romë, kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave, një shqiptar dhe një vendas.
Shtetasi me origjinë shqiptare është ndaluar nga policia pas dyshimeve paraprake si një shitës droge. Nga kontrollet e thelluyara në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar disa çanta të cilat kishin në brendësi 1 kilogramë kokainë të cilësisë së parë të paketuar gati për shitje.
Gjithashtu, u sekuestruan një peshore elektronike, një lugë paramatëse e kontaminuar me drogë, një makinë ambalazhi me vakum të kontaminuar me kokainë, si dhe 2500 euro cash.
Ndërkohë shtetasi italian, i cili vëreu rrethimin e perimetrit në goditë, hodhi nga dritarja e banesës së tij një qese mbeturinash ku brenda ishin futur 180 mijë euro të prerjes 50 euro.
Më pas, brenda shtëpisë së tij, policia gjeti një kasafortë të fshehur që mund të hapej vetëm me gjurmën e gishtit të të riut. Brenda saj u zbuluan 21 blloqe hashash me peshë 100 gramë secila, 6 blloqe me peshë gjysmë gram dhe 17 kavanoza marihuanë . Ndër objektet e sekuestruara ishin edhe tre iPhone, njëri prej të cilëve ishte i mbështjellë me fletë metalike në përpjekje për të parandaluar çdo përgjim të policisë, raportojnë mediat italiane.