Presidenti i sapozgjedhur i Shteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sapo është zgjedhur për herë të dytë “Personi i Vitit” nga revista perstigjoze “Time”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Trump do të jetë “Personi i Vitit” për “Time”, pas yllit të popit Taylor Swift që ishte një vit më parë.
Presidenti i zgjedhur, i cili më parë fitoi titullin në vitin 2016, mundi një listë të ngushtë ku bënin pjesë: zëvendës Presidentja Kamala Harris, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum, miliarderi Elon Musk dhe sensacioni i podcast-it Joe Rogan.
Kryeredaktori i revistës Time, Sam Jacobs, tha se gjatë viteve të kaluara zgjedhja e individit që "për mirë apo për keq, bëri më shumë për të formësuar botën dhe titujt e gazetave gjatë 12 muajve të fundit" ishte një detyrë e vështirë, në 2024 nuk ishte e tillë.
“Në kulmin e presidencës së tij të dytë, të gjithë ne, nga mbështetësit e tij më fanatikë e deri te kritikët e tij më të zjarrtë po jetojmë në epokën e Trump. Tani ne shikojmë sesi anëtarët e Kongresit, institucionet ndërkombëtare dhe liderët globalë përputhen sërish me tekat e tij”, tha Jacobs.
Donald Trump is TIME's Person of the Year https://t.co/IjP5W2otV5 pic.twitter.com/CVHX9o0DB3
— TIME (@TIME) December 12, 2024