Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hetimet për dosjen “5D”, ish-zyrtari i Bashkisë së Tiranës shkon në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Hetimet për dosjen “5D”, ish-zyrtari i Bashkisë së
Enton Punavija

Ish-drejtori i Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, është paraqitur këtë të enjte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Atij i është caktuar masa “ detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “5D”, për të cilën kanë rënë në pranga disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Punavija akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Prokuroria e Posaçme zhvilloi më 28 mars një operacion në zyrat e Bahskisë së Tiranë, ku u arrestuan dy drejtorët dhe iu komunikua akuza e re në qeli Taulant Tushës. Gjithashtu, masa e sigurisë iu vendos edhe gjashtë  vartësve të tyre.

Konkretisht, masa “Arrest me burg” u tha për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushën, ndërsa masa e sigurisë “detyrim paraqitje” u dha për shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi.

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se janë pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, dhe kanë fituar disa tendera në vlerë miliarda lekë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese