Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka publikuar së fundmi dizanjet e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Duke e cilësuar këtë projekt si një ndër më madhorët që Kosova dhe Shqipëria po zhvillojnë së bashku, kjo hekurudhë do të mundësojë një zhvillim më të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe të mallrave.
“Dizajnet e hekurudhës që lidh Prishtinën me Durrësin përfaqësojnë një nga projektet madhore që po zhvillojnë Kosova dhe Shqipëria! “Zemra” e projektit është lidhja e Shkodrës me Gjakovën! Hekurudha kalon në qarkun e Kukësit… Mbarësi!” shkruan Pandeli Majko në Facebook.
Ndërtimi i hekurudhës pritet të ketë një kosto prej 700 milionë euro dhe do të mundësohet nga kompania fituese e projektit, “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” në bashkëpunim me “ABKONS SH.P.K”.
Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.