Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë”, kreu i OSBE thirrje partive politike: Distancohuni nga krimi zgjedhor

Shkruar nga Newsbomb
“Hekuri rrihet sa është i nxehtë”, kreu i OSBE
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran u ka bërë thirrje aktorëve politikë që të miratojnë reformën gjithpërfshirëse në kohë, në mënyrë që të lejojnë organet administrative që të administrojnë me sukses zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025.

Gjatë fjalës së tij, Tarran tha se masa e rekomanduar nga ODIHR për zbatimin e ligjit dhe hetimin administrativ të zgjedhjeve duhet të bëhet funksional dhe jo të zvarritet duke shtuar këtu edhe një shprehje mjaft të njohur shqiptare se “hekuri rrihet sa është i nxehtë”.

U bëj thirrje aktorëve politikë për reformën gjithëpërfshirëse dhe në kohë që t’i lejojnë organet administrative zgjedhore t’i zbatojnë zgjedhjet me sukses. Masat e rekomanduar nga ODIHR dhe që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: zbatimi i ligjit duhet të ketë përparësi hetimin administrativ të zgjedhjeve. Si e thoni ju në shqip, hekuri rrihet sa është i nxehtë. Ose një shprehje tjetër drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar”,- tha kreu i OSBE-së, Tarran.

Kreu i OSBE-së, Tarran shprehet se individët e përfshirë në blerjen e votës apo mashtrime të tjera në zgjedhjet e shkuara duhet të ndiqen penalisht duke mundësuar në këtë mënyrë llogaridhënien para organeve të drejtësisë për të frenuar shkeljet në të ardhmen.

Zbatimi i ligjit duhet të sigurojë se individët të përfshirë në blerjen e votës dhe mashtrime të tjerë në zgjedhjet e kaluar të ndiqet penalisht sipas ligjit. Llogaridhënia është thelbësore për të frenuar shkeljet në të ardhmen”,- u shpreh Tarran.

Së fundmi, Tarran shtoi se krimi zgjedhor nuk duhet të tolerohet si dhe kërkoi përmirësimin e infrastrukturës së komunikimit ndërmjet agjencive ligj zbatuese, KQZ-së si dhe institucioneve të tjera.

Krimi zgjedhor nuk duhet të tolerohet më. Komunikimi ndërmjet agjencive ligj zbatuese dhe KQZ e institucioneve të tjera duhet të përmirësohet duke siguruar veprime të shpejta kundër incidenteve të denoncuara”,- tha Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Shit-blerja e votës është beteja kryesore në zgjedhjet parlamentare të 2025, por OSBE dhe KQZ evidentojnë edhe të tjera shkelje për të cilat kërkojnë partive politike të distancohet nga fenomenet që cenojnë të drejtën e qytetarëve dhe më shumë denoncim nga vetë votuesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese