Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hapte llogari false dhe përndiqte një vajzë, e pëson keq 33-vjeçari në Kurbin, ja çfarë i gjeti policia në banesë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Hapte llogari false dhe përndiqte një vajzë, e pëson keq
Fotografi ilustruese

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi kishte krijuar disa profile të rreme në rrjete sociale, përmes të cilave përndiqte dhe ofendonte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë 24-vjeçare.

Arrestimi i 33-vjeçarit Gentjan Mema krye pas denoncimit të bërë nga vajza, e cila ka deklaruar se përgjatë vitit 2023 është ndjerë vazhdimisht e shqetësuar nga ky person.

Pas marrjes së denacimit, policia ka kryer arrestimin e të riut në banesën e tij në Fushë Mamurras, Kurbin, ku gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestru një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra me gjithsej 46 fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hapte llogari false në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, nëpërmjet të cilave shqetësonte dhe fyente vazhdimisht një 24-vjeçare, si dhe mbante armë zjarri, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Gjatë operacionit, në Fushë Mamurras, Policia gjeti në banesën e 33-vjeçarit dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Pas depozitimit të kallëzimit të një shtetase 24 vjeçare nga Durrësi në vitin 2023 mbi shqetësime të vazhduara nga llogari të ndryshme të fallsifikuara në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike,  në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila regjistroi procedimin për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit që hapte këto llogari në rrjetet sociale, si dhe është siguruar informacion se ky shtetas mbante armë zjarri, pa leje.

Mbi bazën e provave të siguruara, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka urdhëruar kontrollin e banesës së shtetasit G. M., i dyshuar për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli i ambienteve të banesës së këtij shtetasi, në Fushë Mamurras, Kurbin, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehra me 46 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. M., 33 vjeç u arrestua në flagrancë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese