
Pamje nga protesta
Prej rreth një ore është duke u mbajtur mosbindja civile nga opozita, të cilët kanë bllokuar akset kryesore në kryeqytet.
Kjo protestë ka bërë që shumë qytetarë të mbeten në trafik. Ky ka qenë edhe rasti i një nëne te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta.
Ajo është shprehur se ka fëmijën sëmurë dhe se duhet të shkonte në spital, por kishte mbetur e bllokuar nga protesta.
“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja në mënyrë të përsëritur.
Sondazh
Poll