Hapësire reklamuese


Aktualitet

“Hapni rrugë”, deputetët demokratë përplasen ashpër me Gardën, tentojnë të hipin mbi gardhin metalik

Shkruar nga Newsbomb
“Hapni rrugë”, deputetët demokratë përplasen
Deputetet demokrate duke tentuar te futen ne Kuvend

Deputetët demokratë si duket kanë “ndarë mendjen”  dhe përgjatë seancës së kësaj të enjte do të vijojnë me të njëjtin plan. Janë deputetët demokratë të përjashtuar ata të cilët po tentojnë që të futen në ambientet e Kuvendit.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Albana Vokshi, Saimir Korreshi janë përplasur me Gardën e Republikës së Shqipërisë të cilët janë duke qëndruar kordon para Kuvendit. Gjithashtu ata kanë tentuar që të kalojnë dhe të shkulin gardhin metalik.

“Hapni rrugë”, deputetët demokratë përplasen
Flamur Noka dhe Dashnor Sula duke tentuar te heqin gardhin

Nuk kanë munguar as konfrontimet fizike. Ka qenë deputeti i përjashtuar demokrat, Bledjon Nallbati ai i cili është përplasur fizikisht me gardistët. 

“Hapni rrugën. Ç' më shikon ashtu? Mos mbroni hajdutët. T’ju vij zor! Hapja rrugën se jemi pa përjashtuar”, dëgjohen deputetët e opozitës. Shërbejini Edit, shërbejini. Ja, si duket Garda, shteti", dëgjohet të thonë deputetët. 

Nga ana tjetër deputeti demokrat, Flamur Noka, ka deklaruar për mediat se Parlamenti është kthyer në një “burg të sigurisë së lartë”.

“Ky parlament që është burg i sigurisë së lartë kërkon të na çojë në BE. Burg i sigurisë së lartë është kthyer parlamenti”, deklaroi Noka ndër të tjera.

“Hapni rrugë”, deputetët demokratë përplasen
Deputetet demokrate duek tentuar te futen ne Kuvend

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese