Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, teksa thotë se një nga pikat kryesore për grupin e parë të kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE, është liria e medias.
Në takimin me studentët dhe Profesor Mark Markun, kanë diskutua se si së bashku mund të lehtësojnë dialogun gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët e medias, shoqërinë civile dhe institucionet përkatëse shtetërore.
Ndër të tjera në një postim në “X”, thuhet se BE-ja, në partneritet me Këshillin e Evropës, dëshiron të mbështesë këtë dialog, duke përfshirë sigurimin e ekspertizës së synuar për standardet evropiane.
“Hapja e negociatave të pranimit në BE mbi Bazat javën e kaluar ishte një vendim historik. Një nga fushat kryesore të mbuluara në këto negociata është liria e medias. Kjo është një fushë thelbësore ku reformat duhet të bazohen në një proces dialogu të fortë dhe gjithëpërfshirës.
Kënaqësi për partneritet me Prof Marku dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, për të parë se si ne së bashku mund të lehtësojmë një dialog gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët e medias, shoqërinë civile dhe institucionet përkatëse shtetërore.
BE-ja, në partneritet me Këshillin e Evropës, dëshiron të mbështesë këtë dialog, duke përfshirë sigurimin e ekspertizës së synuar për standardet evropiane”, thuhet në postimin e Gonzatos.