Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hapja e “Ecole 42” në Tiranë, kush është ish-nënkryetarja që shoqëroi Ramën dhe Macron?! Do mësojë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë

Shkruar nga Newsbomb
Hapja e “Ecole 42” në Tiranë, kush është
Donjeta Sahatçiu, drejtuese e “Ecole 42” Tirana

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri Rama dhe presidenti Macron morën pjesë këtë mbrëmje në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pranë Piramidës.

Njerëzit që i shoqëronin ishin të shumtë, por vëmendjen e ka marrë një vajzë me xhaketë të kaltër që zotëronte gjithçka “në majë të gishtave” teksa shpjegonte. Mediat në Kosovë kanë zbuluar se ajo është ish-nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.

Ajo është profesioniste në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik digjital dhe ngritjen e kapaciteteve.

Donjeta Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University. Newsbomb.al mëson se në Tiranë, ajo ka marrë drejtimin e shkollës franceze të kodimit.

Ecole 42, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, ku u ofrohet mundësia të gjithëve, pavarësisht moshës, pavarësisht backgroundit akademik, arsimit që kanë kryer, që të konkurrojnë për të hyrë në këtë shkollë, me një program shumë më specifik dhe inovativ.

Për shumë vjet me radhë, Donjeta Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës. Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese