Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hapen regjistrimet online për nxënësit e shkollave, aplikimi do të bëhet nëpërmjet E-Albania

Shkruar nga Newsbomb
Hapen regjistrimet online për nxënësit e shkollave, aplikimi do
Regjistrimet online të nxënësve të shkollave

Regjistrimet online për nxënësit e shkollave nga klasa e parë deri në klasën e 12-të janë hapur ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas ministres, regjistrimet janë të hapura nga dita e sotme 8 korrik deri më datë 31 gusht të muajit tjetër. Regjistrimi i nxënësve mund të bëhet online, nëpërmjet portalit E-Albania.

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta”,- shkruan në rrjetin social Facebook, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ky regjistrim është i vlefshëm për fëmijët që hyjnë për herë të parë në klasë të parë, për nxënësit e klasave të 10-ta në gjimnaz të përgjithshëm ose shkollë të mesme e orientuar.

Gjithashtu, edhe për klasën e 10-të në shkollë të mesme profesionale dhe për gjimnaz me kohë të pjesshmë mbi 18 vjeç.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese