Hapësire reklamuese


Aktualitet

HAKMARRJA/ Nga vrasja e Martinajt tek atentati në Milot, pistat e hetimit për ekzekutimin e babait të Roan Brahimit

Shkruar nga Newsbomb
HAKMARRJA/ Nga vrasja e Martinajt tek atentati në Milot, pistat e hetimit
Roan Brahimi i vrarë në vitin 2024 dhe Gjovalin Prendi i ekzekutuar sot në Lezhë

Një atentat mafioz për motive hakmarrje ka tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme. Gjovalin Prendi 64 vjeç u qëllua me breshëri plumbash teksa pinte kafe në lokal. Viktima është babai i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Athinë. Roan Brahimi alias Sidorel Prendi njihet si armik i Ervis Martinajt. Dyshohet se vrasja e Gjovalin Prendit ka ndodhur për motive hakmarrje pasi i biri dyshohet se është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Tragjedia për familjen Prendi duket se është përsëritur në prag të pashkëve. Policia ka nisur kërkimet për autorët e krimit që tronditi Lezhën. Dyshohet se autorët e ngjarjes kanë përdorur në atentat një mjet tip "Porche".

Kush është Roan Brahimi?

Roan Brahimi ose ndryshe “Sidi”, është emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të “Mbretit të basteve” Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej Gushtit të vitit 2022.

Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri. Familja asokohe mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej në Dubai.

Roan Bragimi alias Sidorel Prendi, u ekzekutua në Virona të Athinës në Maj të vitit 2024. Atentati ndaj mikut të tij Ylli Brahimi në Milot, ku viktimë mbeti Klisman Preçi, duket se bëri që Roan Brahimin të largohet nga Shqipëria për tu strehuar në Emiratet e Bashkuara por kundërshtarët e gjetën në Athinë dhe e ekzekutuan brenda makinës së tij.

Pistat e hetimit

Autoritetet në vendin tonë janë fokusuar tek hakmarrja pasi 32-vjeçari dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Përplasjet me armë datojnë që në vitin 2014 ku u vranë dy kushërinjtë e tij Klodian Ndreca dhe Tauland Prendi ndërsa i plagosur mbeti Aurel Prendi.

Në lokalin e babait të tij persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vendosur tritol në vitin 2020.

Roan Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.

Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij.

Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese