
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale ku eksperti i IT, Arnold Rrokaj tentoi të hakeronte sistemin e SPAK, ndërsa arriti të thyejë sistemin e sigurisë të tre emaileve të tre prokurorëve të SPAK.
Deri më tani, siç raporton Top Channel, janë marrë në pyetje si deklarues 72 persona lidhur me rrjedhjen e të dhënave nga 3 e-emailet e prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, të dhëna që më pas janë shpërndarë nga Arnold Rrokaj tek tek juristi Zambak Gjoni, ish-zyrtar i burgjeve.
Apeli i Posaçëm pritet të shqyrtojë më 22 prill kërkesën e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokaj, të cilët kanë kërkuar lirinë duke pretenduar se veprimet e tyre nuk përbëjnë rrezikshmëri, arsyetim që SPAK e hedh poshtë.
Sakaq këto të dhëna kanë përfunduar dhe në celularët e të tjerë personazheve ndërsa SPAK ka urdhëruar ndalimin e publikimit të dosjeve të hakeuara. Teksa ish-punonjësi i IMT Arnold Rrokaj ka arritur të hakerojë e-mailet, i ka dërguar të dhëmat e marra tek Zambak Gjoni duke i thënë “shiko çfarë gjeta”, ndërsa në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, Rrokaj është shprehur “e bëra nga kurioziteti”.
Ndërkohë Zambak Gjoni ka deklaruar se nuk ka qenë në djeni të rëndësisë së materialeve hetimore që Gjonaj i kishte dërguar, një dëshmi që nuk është besuar nga SPAK pasi Gjonaj ushtron profesionin e jurstit si dhe disponon licensën e avokatit.
Në sulmin e datës 12 mars është tentuar gjithashtu të ndërhyhet dhe në e-mail-in e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, por kjo tentativë ka rezultuar pas sukses.
Prokuoria e Posaçme vijon hetimet se personat përgjegjës kanë vepruar si grup kriminal, ndërsa dyshohet se Arnold Rrokaj ka përfituar nga mosrinovimi i passëord-in e email-eve apo fjalkalimet e lehta që janë përdorur nga tre prokurorët.