Hapësire reklamuese

Aktualitet

Habit gazetari i njohur: Në zhdukjen e Ervis Martinajt u angazhuan rreth 100 veta

Shkruar nga Newsbomb
Habit gazetari i njohur: Në zhdukjen e Ervis Martinajt u angazhuan rreth
Ervis Martinaj

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar operacionin e SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste, duke tronditur themelet e botës së krimit. 

Dervishi tha se në vrasjen e Brilant Martinajt morën pjesë 15 veta, ndërsa në zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt morën pjesën rreth 100 persona.

"Ne jemi në rrugë të mbarë, sigurisht ka ngjarje kriminale që janë të vështira për t’u zbuluar, sepse krimi është sofistikuar. Krimi ecën gjithmonë një hap përpara, kemi zhdukje personash. Ka vrasje me telekomandë, por unë do thoja që nuk është se nuk e di policia për Ervis Martinaj.

U bën dy grupime të mëdha dhe filluan të vrisnin njerëzit e vet dhe mbeti vetëm në fund fare.  Policia e di shumë  mirë se si ka ndodhur. Në vrasjen e Brilant Martinajt kanë marrë vesh 15 veta. Policia e di mirë që në zhdukjen e Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70-100 veta", tha gazetari në Euronews Albania.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese