Grupet shqiptare të trafikut të drogës kanë gjetur metoda të reja për të trafikuar kokainën. Sipas mediave italiane, kriminelët për të realizuar bizneset e tyre tamimë marrin makina me qira, me të cilat shpërndajnë drogën. Vetëm brenda 24 orësh janë arrestuar 2 shqiptarë që vepronin në të njëjtën mënyrë.
Në fillim u arrestua një 25-vjeçar në Cortona, që poshpërndante sasinë e drogës me një makinë që e kishte marrë me qira nga një kompani private. Sasia e drogës u zbulua në mënyrë të rastësishme, gjatë një kontrolli rutinë, ku u zbuluan 13 pako të mbështjella me kokainë.
Pak orë më vonë, një tjetër shqiptar 20 vjeçar, ra në pranga për të njëjtat arsyje. Atij iu zbuluan të fshehura poshtë sediljes së përparme, një kuti cigaresh me 5 mbështjellës lëndë narkotike të llojit kokainë dhe 400 euro cash.