Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Pogradec. Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e Udënishtit, një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj duke u future në ujërat e liqenit.
Gruaja, e identifikuar si Teuta Velo, 68 vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës. Ajo është pikasur nga kalimtarët e rastit të cilët menjëherë kanë ndërhyrë dhe e kanë nxjerrë nga uji.
Ajo është transportuar në spitalin e Pogradecit ku dhe është future në intubim. Mësohet se gruaja ka qenë me rroba kur është nxjerrë nga uji ndaj policia dyshon për një tentativë për t’i dhënë fund jetës.
Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.
Sondazh
Poll