Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greva e doganierve grekë bllokon pikat kufitare me Greqinë, për 48 orë s'lejohet kalimi i mjeteve

Shkruar nga Newsbomb
Greva e doganierve grekë bllokon pikat kufitare me Greqinë, për
Pika kufitare "Kapshticë"

Për shkak të një proteste që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Kjo grevë e sindikatave greke ka paralizuar hyrjet dhe daljet në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.

Kalimi do të ndalohet nga data 2 prill deri më datë 4 prill, për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Pra, nëse mjete apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare.

Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojën lehtësisht. Doganierët grekë po protestojnë për kushte më të mira pune, rritje pagash si edhe shtim personeli.

Ndërsa ditën e djeshme, pas një lajmërimi nga policia greke se do të bllokoheshin për 48 ore, fluks i madh qytetarësh dhe radhë kilometrike automjetesh u krijuan në pikat kufitare.

Më tepër fluks u regjistrua në Kapshticë ku deri në mesditë mbi 4 mijë qytetarë hynë dhe dolën nga vendi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese