Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greqia nderon Kryepeshkopin Anastas, sot shërbesa e Liturgjisë Hyjnore në Athinë me pjesëmarrjen e Kryeministrit Mitsotakis

Shkruar nga Newsbomb
Greqia nderon Kryepeshkopin Anastas, sot shërbesa e Liturgjisë Hyjnore
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë ka njoftuar se sot do të mbahet shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, përpara trupit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Kryepeshkopi Anastas ndëroi jetë më 25 janar 2025 në spitalin “Ungjëllizimi” në Athinë në moshën 95-vjeçare, ku prej 3 janarit ndodhej në luftë për jetën.

Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi. Pas përfundimit të shërbesisë, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbese për shpirtin e të ndjerit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë figura të larta shtetërore, përfshirë Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Kryetarin e PASOK-ut, Nikos Androulakis.

Sipas njoftimit të Sinodit të Shenjtë, trupi i Kryepeshkopit të ndjerë do të qëndrojë për nderime publike në Katedralen e Shenjtë të Athinës deri në orët e mëngjesit të së hënës, më 29 janar, kur do të dërgohet në Shqipëri për homazhe.

Në Shqipëri, pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet më 28 janar, në orën 16:00, para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Homazhet do të zhvillohen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe më pas, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të mbahet më 30 janar, në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Gjithashtu, përkohësisht, është zgjedhur Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal. Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas do të bëhet në një fazë të dytë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese