Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabiti 11 monopatina në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari dhe procedohen dy të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Grabiti 11 monopatina në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari dhe
Monopatini i vjedhur

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vjedhje dhe përvetësim të monopatinave.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. D. (B.)., 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi F. D., është kapur në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi", dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024, ndërsa shtetasit A. K., dhe J. F., kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy monopatina të dyshuara të vjedhura.

Njoftim i policisë së Tiranës:

Komisariati i Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Monopati 2”.

Dokumentohen me prova ligjore 12 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. D. (B.)., 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi F. D., është kapur në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi", dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024, ndërsa shtetasit A. K., dhe J. F., kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy monopatina të dyshuara të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese