Një market në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem i Vogël teksa grabitësit ende të paindetifikuar, kanë prerë derën e hekurt të marketit dhe kanë vjedhur vlera të mëdha monetare si dhe artikuj të ndryshëm.
Marketi është në pronësi të shtetasit Tajar Balit, ndërsa grabitësit kanë vjedhur dhe një automjet në një shtëpi në afërsi të marketit.
Makina e tipit “Opel” ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së Rrapush Lulja i cili tha se në momentin që kishte parë policinë të rrethonte zonën pas grabitjes, nuk e kishte gjetur automjetin në oborrin e banesës.
“U ngrita unë dhe pash policët aty. Dhe shoh nuk kisha makinën. Kisha një Opel, kanë prerë kyçine portës. Unë jetojë vetëm në këtë shtëpi”, tha Rrapush Lulja për mediat.
Dyshohet se autorët e grabitjes kanë përdordur automjetin e tipit “Opel” për tu larguar nga vendngjarja së bashku me mallrat e vjedhura. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të grabitjes.