Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitet Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kuçovë, hajdutët shqyejnë kasafortën

Shkruar nga Newsbomb
Grabitet Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në
Foto ilustruese

Gjatë mbrëmjes së kaluar është grabitur Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kuçovës. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë natës, persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur arkën me lekë të pagesave të ujit ku dhe kanë marrë 2 milion e 200 mijë lekë të vjetra.

Vjedhja e kasës është pikasur mëngjesin e sotëm nga punëtorët e kësaj drejtorie, pasi kanë shkuar në punë. Menjëherë ata kanë lajmëruar efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani dyshohet se grabitësit kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve përmes dritares. Ata kanë shqyer kasën me levë dhe më pas kanë marrë lekët të cilat ndodheshin aty brenda.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe policia ku njofton se nuk është dëmtuar asnjë gjë brenda, por vetëm kasaforta.

Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie, si dhe po kërkojnë kamera të mundshme të bizneseve përreth drejtorisë, pasi vetë ky institucion nuk ka kamera.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, është vjedhur një shumë parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese