Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabiste bashkë me kriminelin maqedonas, e pëson keq shqiptari në Greqi

Shkruar nga Newsbomb

Grabiste bashkë me kriminelin maqedonas, e pëson keq shqiptari në

Një kriminel nga Maqedonia e Veriut së bashku me një shqiptar kanë rënë në pranga në Greqi, pasi akuzohen për disa vepra penale. Fred Mykaj, 46 vjeç nga Mallakastra dhe Boban Ristevski, 45 vjeç nga Shkupi, akuzohen se të maskuar kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve të moshës 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thike, i kanë lidhur dhe u kanë grabitur 19 mijë 65 euro dhe bizhuteri në vlerën 500 euro.

Pas disa minutash, e moshuara 68 vjecare ka arritur të zgjidhet dhe ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para, ka nisur operacioni dhe ndjekja e autorëve duke përfunduar me arrestimin e tyre në një pyll.

Nga hetimi rezulton se autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një automjet tip “Suzuki Celerio” i marre me qera, të cilës i kishin vendosur targa të denoncuara të vjedhura në 10 maj 2024 në Tripoli. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë imituese, 1 kartë identiteti false kroate, 1 patentë false kroate, 4 celularë dhe sende të tjera.

Rezulton se Boban Ristevski, ka thyer lejen 8 ditore të marrë nga burgu i Hanias për periudhën 15-22.01.2024 dhe nuk ishte kthyer më. Të dy autorët rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa Ristevski është dënuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, për lirimin e të cilit u paguan 30 milionë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese