
NewsBomb.al ka siguruar foton e 47-vjeçares nga Kolumbia, Gabriela Martinez, tutorja e cila drejtonte rrjetin e prostitucionit që u godit sot nga policia në Tiranë.
Së bashku me persona të tjerë, një prej të cilëve punonjëse policie, siguronte akomodimin e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Deri më tani janë ekzekutuar 10 masa sigurie. Ashtu sikurse raportuam dhe më herët në mesin e të arrestuarve është edhe nënkomisarja e Komisariatit nr. 4 në Tiranë, Anisa Brahja.
Sa i përket “taktikave” të këtij grupi kriminal mësohet se në Tiranë kolumbiana kishte një taksixhi të besuar i cili merrej me vajzat si tutor dhe i dërgonte asaj paratë në Kolumbi përmes bitcoin dhe agjencive të transfertave të parave.