
Foto ilustruese
Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me sende të forta një shtetas 59-vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e shtetasit J. Sh., 34 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, një 59-vjeçar. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Poll