Arsen Dani i mori jetën nënës së tij një ditë më parë, duke e goditur me thikë brenda banesës së tyre në Lezhë. 62-vjeçari dyshohet se e ndërmori këtë hap kaq ekstrem për shkak se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes, teksa me deklaratat e tij ka përfocuar bindjen se nuk është mirë mendërisht. Tanimë ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës, ku ka pretenduar para hetuese se ka vrarë 2 mijë veta, por nuk e beson njeri.
“Kam vrarë 2 mijë vetë s'më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, u shpreh Arsen Dani.
Sondazh
Poll