Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi me thikë futbollistin nigerian të Flamurtarit, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me thikë futbollistin nigerian të Flamurtarit, arrestohet
Sodiq Atanda

Është arrestuar personi që plagosi mbrëmjen e djeshme futbollistin e Flamurtarit, Sodiq Atanda 31-vjeç.

Sipas njoftimin të policisë, mësohet se autori 21-vjeçar me iniciale D. B, është me probleme të shëndetit mendor dhe akuzohet për veprat penale veprat “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku sipas raportimeve, Atanda ishte objekt i një sulmi të dhunshëm. Dyshohet se personi ka tentuar ta grabisi dhe e plagosi me thikë.

Futbollisti nga Nigeria u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa klubi i Flamurtarit reagoi mbrëmjen e djeshme ku raportoi se 31-vjeçari ishte jashtë rrezikut për jetën.

Nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit D. B., 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, i regjistruar si person me probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me një mjet prerës (biçak) shtetasin e huaj S. A., 31 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese