
Është arrestuar Rei Nozlli, 26 vjeç autori i përplasjes së ndodhur në KZAZ-in në Kashar ditën e sotme mes kreut Remzi Memedi, me një nga vëzhguesit e kandidatit të PS, Orlando Rakipi , i cili ka goditur me grusht dhe shkelma.
Sipas informacioneve, dyshohet se shkak është bërë shpallja e një vote të pavlefshme nga Remzi Memedi dhe për këtë arsye Nozlli ka agravuar deri në prekje fizike.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në qendrën e numërimit në Kashar ku ka “plasur” një sherr sherr mes vëzhguesve. Pasi nisi konflikti, një nga vëzhguesit e kandidatit të PS, Orlando Rakipi ka goditur me grusht dhe shkelma kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) Remzi Memedi.
Pas këtij incident, procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht.
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me shkelma kreun e KZAZ në sy të vëzhguesve të tjerë.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.