Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditi me grusht doktorin në spital, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me grusht doktorin në spital, arrestohet 32-vjeçari në
Foto ilustruese

Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. 32-vjeçari A.H., u shpall në kërkim pasi goditi me grusht mjekun në spitalin rajonal të Kukësit, D.H., 58-vjeçar.

“Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës.

I shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024,  ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed