Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi disa herë me thikë gruan për xhelozi, zbulohet e shkuara kriminale e 52-vjeçarit në Tiranë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Goditi disa herë me thikë gruan për xhelozi, zbulohet e shkuara
Policia e Shtetit

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm burri goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Jakup Shahu. Dyshohet se Shahu qëlloi disa herë me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij, 46-vjeçaren E.SH, pas një debati për shkaqe xhelozie.

Çifti janë prindër të një fëmije, por që në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë.

Ndërkohë, theksojmë se 52-vjeçari Jakup Shahu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2011 ai është dënuar me 13 vite burg pasi ka vrarë një person.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese