Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditet “vatra” e prostitucionit në Berat, shfrytëzonte 36- vjeçaren si punëtore s*ksi, i dënuar dhe më parë prostituimin e saj në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Goditet “vatra” e prostitucionit në Berat, shfrytëzonte
Foto ilustruese

Një tjetër rast prostitucioni është goditur në kësaj rradhe në Berat ku në pranga të policisë ka rënë tutori dhe një 36-vjeçare që shfrytëzohej për prostitucion.

Sipas hetimeve është bërë me dije se 32-vjeçari me iniciale A. K., shfrytëzonte për prostitucion shtetasen 36-vjeçare me iniciale A. H., në qytetin e Beratit dhe të Lushnjes.

Tutori me iniciale A. K., ka qenë dhe më parë i arrestuar për të njëjtën vepër penale në Greqi, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase.

Mbi 32-vjeçarin rëndojnë akuzat e “Shfrytëzim prostitucioni” dhe mbi shtetasen me iniciale A. H., rëndon vepra penale e ushtrimit të prositucionit.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.

Arrestohet një 32-vjeçar që shfrytëzonte një 36-vjeçare, për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.

Në pranga dhe shtetasja që ushtronte prostitucion.

32-vjeçari, i dënuar më parë, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase, për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi.

Në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni”.

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese