Një mega-operacion është zhvilluar në disa qytete të vendit me urdhër të SPAK, duke vënë në pranga disa punonjës të policisë.
Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 26 urdhër-arrest, mes tyre të përfshirë edhe 4 zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohen si të akuzuar për grupi kriminal për trafikim të qenies njerëzorë.
Raportohet se zyrtarët e lartë të policisë të arrestuar janë: Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha.
Mbrëmjen e djeshme eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço paralajmëroi aksionin e SPAK duke thënë se do të arrestohen disa zyrtarë të policisë pas një hetimi prej disa kohësh.
Ai tha se në aplikacionin e komunikimeve sekrete "Sky ECC" kanë dalë dhe mjaft elementë shqiptarë të botës së krimit, e po ashtu dhe zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit.
Newsbomb.al raportoi se bëhej fjalë për katër shefa sektorëve, të cilët ishin vënë nën "shënjestrën" e Prokurorisë së Posaçme dhe nga hetimet janë grumbulluar prova për aktivitetin e tyre, larg zbatimit të ligjit.
Pritet njoftimi zyrtarë në lidhje me këtë operacion s dhe aktivitetin e paligjshëm që ishin të përfshirë punonjësit e policisë.