Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditet grupi kriminal i hajdutëve, kishin shtrirë “tentakulat” në Durrës e Tiranës (EMRAT E TË ARRESTUARVE)

Shkruar nga Newsbomb
Goditet grupi kriminal i hajdutëve, kishin shtrirë
Pamje nga operacioni policor

Policia ka arritur të çmontojnë një grup kriminal të cilët kishin zgjeruar aktivitetin e tyre të vjedhjes në qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni policor u vunë në pranga shtetasit Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e  shtetasit  E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimeve janë dokumentuar katër vjedhje të kryer prej tyre në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë: 

Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;

Vjedhja në  tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;

Vjedhja e dy  automjeteve e konkretisht furgon dhe  kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025.

Gjatë operacionit janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Shijak

Finalizohet operacioni policor i koduar “Theft netëork", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, identifikohet dhe goditet grupi që vepronte në qarkun Durrës e Tiranë.

Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit  si dhe shpallet në kërkim një pjesëtar tjetër i grupit.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të  tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues Skaf, një automjet  kamionçinë  si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera  të kryera nga ky grup.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për marrjen e masave me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bazuar dhe në informacionet  e siguruara në rrugë operative për një grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Theft netëork”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

D.S., 26 vjeç,  banues në Marikaj;

D.M.,18 vjeç, banues në Shkodër;

E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras;

A.L, 48 vjeç, banues në Mamurras.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e  shtetasit  E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë: 

Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;

Vjedhja në  tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;

Vjedhja e dy  automjeteve e konkretisht furgon dhe  kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025.

Gjatë operacionit janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese