Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditet “foleja” e prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy tutorët

Shkruar nga Newsbomb
Goditet “foleja” e prostitucionit në Durrës, shpallen
Pamje nga kontrolli policor

Autoritetet shqiptare kanë goditur gjatë ditës së sotme një rrjet prostitucioi ku aktivitetin e tyre e ushtronin në qytetin e Durrësit në ambiente të marra me qira.

Ky rrjet drejtohej nga dy shtetase kineze, L. L. 38 vjeçe dhe D. Zh. 46 vjeçe, tashtë të shpallura në kërkim. Nha hetimet paraprake është konstatuar se këta dy shtetase të huaja shfrytëzonin për prostitucion dy kineze të tjera me iniciale L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, tashtë të proceduara penalisht.

Gjithashtu procedim penal ka nisur dhe për 5 persona të tjerë banues në Durrës, J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç.

Në ambientet ku ushtrohej prostitucion, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Shpallen në kërkim 2 shtetase kineze (organizatore), procedohen 7 shtetas të tjerë.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Storm 2”, pas një hetimi 1-mujor me metoda proaktive.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit:

-u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë;

-nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed