
Policia zviceriane ka arrestuar tre persona mes tyre dhe një shqiptar me akuzën e shpërndarjes së kokainës.
Arrestimi i tyre është bërë nga policia kantonale në bashkëpunimin me shërbimet antidrogë të policisë së qytetit në Bellizona, Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria Publike dhe Policia kantonale, duke sqaruar se prangat i janë vënë një 51-vjeçari dhe një 31-vjeçari, të dy shtetas zviceranë me banim në zonën e Bellinzonas, si dhe një 41-vjeçari banues në Shqipëri.
Dyshohet se të tre janë përfshirë në një biznes të madh shpërndarjeje kokaine në Zvicër.
Shqiptari është arrestuar në flagrancë pas kontrollit të shtëpisë së 51-vjeçarit ku është gjetur me një sasi marijuane.
Ata akuzohen për shkelje të rëndë të ligjit federal për të haujt dhe integrimin e tyre.