Anton Pllumbi është kreu i një prej grupeve/bandave që janë goditur se fundmi nga autoritetet e drejtësisë në Itali, pasi mashtronin qytetarët dhe u boshatisnin llogaritë bankare. Bëhet fjalë për 48 persona të vënë nën hetim, të kombësive italianë, shqiptarë dhe rumunë.
Ata janë hetuar nga Prokuroria e Napolit për një sistem të gjerë mashtrimi bankar dhe postar ndaj dhjetëra përdoruesve, të cilët panë llogaritë e tyre rrjedhëse të shteronin pasi ranë në kurthin e bandave, shkruan ANSA.
Një lloj mashtrimi ndërkombëtar i cili ka rezultuar në të paktën 50 raste nashtrimi midis viteve 2016 dhe 2019, i cili u zbulua falë një ankese të paraqitur në policinë postare të Genovas nga një kompani liguriane aktive në sektorin e ushqimit.
Hetimet e para i çuan hetuesit në provincat e Caserta dhe Napoli, ku Karabinierët e Marcianise dhe Policia Postare konstatuan me koordinimin e prokurorit të Napolit Claudio Orazio Onorati (i grupit të krimeve të IT) se ishte baza operative e mashtruesve e ndarë në katër “celula”, të lidhura me njëra-tjetrën.
"Celula" e parë ishte ajo spanjolle, e drejtuar nga 34-vjeçari shqiptar Anton Pllumbi, ajo e Villa Literno, në krye të së cilës, sipas hetuesve, ndodheshin të dyshuarit Michele Pepe dhe Raffaele Squillante, celula e Castel Volturno drejtuesit e të cilëve besohet të jenë të dyshuarit Carmine Costanzo, Rosalia De Bello dhe Francesco Ruggiero; dhe së fundi është celula Marcianise, e drejtuar nga të dyshuarit Giacomo, Mario dhe Pierluigi Clarelli, Michele Comando dhe Raffaele Palmiero.
Në secilin grup, drejtuesit ishin përgjegjës për gjetjen e kontakteve në kompanitë telefonike dhe personave që do të tërhinin paratë, pasi të ishte kryer mashtrimi.
48 të hetuarit do të përballen me akuza që përfshijnë bashkim kriminal, pastrim parash, akses i paautorizuar në një sistem kompjuterik ose telematik, posedim dhe prodhim i dokumenteve të identifikimit, mashtrim kompjuterik, falsifikimi i gjurmëve të gishtave të një vërtetimi ose certifikimi publik.