
Foto ilustruese e makinës së policisë
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Sipas njoftimit të policisë, vëllezërit me emrat Darti Maxhari, 30-vjeç dhe Erjon Maxhari, 35-vjeç mësohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësit të policisë, duke e goditur me grushta.
Ata janë arrestuar menjëherë nga policia për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” , ndërsa janë duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, pasi kanë goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”.
Sondazh
Poll