Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjysmë miliardi lekë të fshehura në dyert e Mercedesit, prangoset shoferi 51 vjeçar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Gjysmë miliardi lekë të fshehura në dyert e Mercedesit,
Pamje te shperndara nga Policia e Shkodres

Lefter Nela, një 51 vjeçar me banim në Fushë Milot, është arrestuar sapo është futur në territorin shqiptar nga Dogana e Muriqanit. Në dyert e modifikuara të mjetit furgon "Mercedes Benz" të drejtuar nga ky shtetas, u gjetën të fshehura 680.595 euro.

Drejtoria e Policisë Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan ishin vënë në dijeni të informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, dhe kanë finalizuar mbrëmë policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi Lefter Nela, 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680.595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Nga ana e Policisë, vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed