
Paralelisht kur disa qytete të vendit janë duke u përballur me reshje të dendura të borës, Vlora është “mbuluar” nga uji.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, disa nga rrugët e qytetit bregdetar janë përmbytur duke krijuar kështu dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Konkretisht situata problematike paraqitet në rrugën “Albano-Romania”, ku trotuarët janë bërë të pakalueshme për qytetarët.
Gjithashtu, probleme janë raportuar edhe në lagjen “Pavarësia”, ndërsa në lagjen “Kume” uji është futur edhe në banesat e qytetarëve.
Punonjësit e Bashkisë si dhe shërbimet e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë “zbarkuar” në terren dhe janë duke marrë masat e nevojshme për normalizimin e kësaj situate.
Ndërkohë, vlen të theksohet se sipas parashikimit të sinoptikanëve reshjet me intensitet të lartë do të vijojnë edhe përgjatë orëve në vijim.