Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjyqtari Tonin Sterkaj dhe familja e tij merret në mbrojtje për 6 muaj

Shkruar nga Newsbomb

Gjyqtari Tonin Sterkaj dhe familja e tij merret në mbrojtje për 6 muaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të sigurojë mbrojtje fizike për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj, të cilut iu vendos tritol në banesën e tij.

Garda e Republikës do të mbrojë gjyqtarin bashkë me familjen e tij për një përiudhë të paktën 6 mujore.

Newsbomb.al ka siguruar edhe pamjet e momentit të shpërthimit të tritolit në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Siç shihet dhe në video një shtetas i veshur me rroba të zeza dhe kapuç afrohet dalëngadalë pranë banesës së gjyqtarit Sterkaj. Pasi hedh sasinë e tritolit në derën e banesës, autori largohet me shpejtësi nga e njëjta rrugicë që u pa të vinte.

Pas disa sekondash që ai është larguar ndodh edhe shpërthimi, i cili siç dëgjohet dhe në video është mjaft i fuqishëm.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:56 të mëngjesit të së dielës në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas kësaj ngjarje Policia mori në mbrojtje gjyqtarin. Pas ngjarjes Sterkaj u thirr në komisariatin e Shkodrës për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me shpërthimin e lëndës plasëse. Gjatë deklaratës së tij ai tha se nuk ka dijeni se kush e ka bërë, duke e lidhur këtë ngjarje me punën e tij.

“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe atij të Brendshëm, Taulant Ballës, të cilët dënuan këtë akt. Ata theksuan se do të qëndrojnë në krah të gjyqtarit dhe familjes së tij si dhe i bënë  thirrje organeve kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë.

Sot reagoi edhe Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, të cilët u solidarizuan me kolegun dhe dënuan aktin kriminal. 

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarevë te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prospertitetin e vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese