Hapësire reklamuese


Aktualitet

Gjyqi i drejtorëve të 5D shtyhet për pas zgjedhjeve, avokatët kërkojnë arsyetim për refuzimin e gjykimit të shkurtuar

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi i drejtorëve të 5D shtyhet për pas zgjedhjeve,
Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla

Seancat gjyqësore për gjykim me themel ndaj tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, për të ashtuquajturën dosje “5D” do të vazhdojnë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Posaçme, pasi ka munguar avokati i një prej personave të pandehur.

Redi Molla e Mariglen Qato janë të akuzuar për veprat penale “Korrupison pasiv”, “Mosdeklarim të ardhurash” dhe “Pastrim parash”, kurse Taulant Tusha akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Duke qenë se avokati i një prej drejtorëve të akuzuar ka munguar, togat e zeza kanë vendosur që seanca e radhës për gjykim me themel të shtyhet për në datë 19 Maj. Po ashtu, dy avokatët e tjerë kanë kërkuar të njihen me vendimin e arsyetuar të refuzimit të gjykimit të shkurtuar.

Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Posaçme.

Faktet penale në ngarkim të drejtorëve të 5D:

Nga hetimet e kryera nga SPAK është provuar dhe faktuar  se i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” në kohën kur është kryer veprimi, së bashku me Mariglen Qaton në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarë të fshehur të kompanisë “5D Konstruksion”.

Këta të pandehur e kanë zotëruar këtë kompani nëpërmjet personave të tjerë si ortakë fiktivë në të gjitha aktet e regjishtrimit dhe funskionimit të kësaj shoqërie, të cilët gjithashtu kanë patur shoqëri me këta të pandehur.

SPAK ka hetuar dhe provuar se "Shoqëria 5D" me pronarë të fshehur të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë përfituar në mënyrë të jashtligjshme 12 tendera publikë duke shkelur rregullat e prokurorimeve dhe duke siguruar përfitime monetare rreth 192.7 milionë lekë. Tenderat që "Shoqëria 5D" ka fituar, janë organizuar kryesisht nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” duke u favorizuar nga të pandehurit, të cilët në atë kohë ushtronin funksione publike.

Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë. Këto para të fituata në forma të jashtligjshme janë përdorur nga pronarët e fshehur të kësaj Shoqërie për për blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve të tjera tregtare.

Në këtë skemë janë të përfshirë dhe Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë krijuar favorizime për Shoqërinë 5D dhe duke i shpallur fitues të procedurës së prokurimit në shkelje të rregullave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese