Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata i jep të drejtë Gledis Nanos: Shkarkimi si Drejtor i Policisë ishte i paligjshëm! Shteti t'i paguajë rrogën për 5 vjet

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata i jep të drejtë Gledis Nanos: Shkarkimi si Drejtor i
FotoMontazh/ Gledis Nano

Edhe pse nuk është më në detyrë si kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të vijojë të marrë pagën sikur të ishte ne detyrë.

Kështu ka vendosur ditën e sotme Gjykata Administrative e Tiranës, e cila ka pranuar kërkesë padinë e Nanos, i cili kërkonte pagën për një periudhë 5-vjeçare. Ky vendim është marrë pasi trupa gjykuese ka shpallur së të apligjshëm shkarkimin e Nanos nga detyra.

Gjyqtarja Afërdita Caco, ka marrë këtë vendim dhe ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit që t’i paguajnë pagën për 60 muaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për 5 vjet të tjera." Si rrjedhim palët e paditura detyrohen t'i paguajnë paditësit Gledis Nano pagën bruto që do të kishte përfituar deri në përfundim të mandatit 5 (pesë vjeçar)”, vendos gjykata.

Ky vendim është marrë pasi thuhet se qeveria ka diskrecion të pakufizuar në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por këtë diskrecion nuk e ka për shkarkimin.

Dhe se sipas ligjit drejtori i Policisë shkarkohet nëse: dënohet me vendim gjykate, të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale ose nuk përmbushen objektivat strategjikë për shkak të performancës së ulët të tij.

Nano nuk ka pasur asnjë prej tyre dhe është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama në gusht të 2022, ndërkohë që kishte vetëm pak muaj që kishte marrë këtë detyrë.

Kështu tashmë qeveria do të paguajë dy drejtorë Policie Shteti, Muhamet Rrumbullakun i cili drejton këtë institucion të rëndësishëm, dhe Nanon si ish-drejtues që u shkarkua.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed