Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Tiranës dënon me burg të përjetshëm “vrasësin e grave” Dan Hutrën

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Tiranës dënon me burg të përjetshëm
Dan Hutra në seancën gjyqësore

Gjykata e Tiranës dënon me burg të përjetshëm Dan Hutrën, i cili është i akuzuar për vrasjen e trefishtë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë më 1 Mars 2023, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi, 3 gra kanë humbur jetën dhe janë plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij.

Në 8 maj, prokurori i çështjes Enklid Gjini ka kërkuar tri burgime të përjetshme për vrasjen e Mevlute Sadike 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij), Hasime Datku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) dhe Etleva Kurtin 31 vjeçe (bashkëjetuesja e tij)

Kujtojmë se më 8 maj Gjykata e Tiranës në pretencë ka kërkuar dhe 5 vite burgim për veprën penale “sigurim i kushteve për të vrarë”, 7 vite burgim për “armëmbajtje pa leje” dhe 3 vite burgim për “prodhim i armëve të ftohta”, për plagosjet e tre grave të tjera të cilat cilësohen si vrasje të mbetura në tentativë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese