Hapësire reklamuese


Aktualitet

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendos që ish-punonjësi i RTSH-së të dëmshpërblehet!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendos që
Foto montazh/ Alfred Peza, drejtori i pergjithshem i RTSH

Një, në mesin e më shumë se 140 ish-punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, RTSH, ka fituar çështjen gjyqësore për shkarkimin e padrejtë nga puna.

Bëhet fjalë për Elton Kadisin, i cili u shkarkua në gusht të vitit të kaluar nga departamenti i shitjeve në RTSH, pas 23 vitesh shërbimi. Arsyeja e shkarkimit ishte mos-sigurimi i disa karrigeve që kishte kërkuar drejtori i Përgjitshëm, Alfred Peza.

Ndërkohë, së fundmi Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur në favor të Kadisit dhe ka urdhëruar Radio Televizionin Shqiptar t’i paguajë atij 28 muaj e gjysmë pagë për shkarkimin pa njoftim paraprak dhe duke mos respektuar procedurat.

“VENDOSI:

Pranimin pjesërisht të padisë. Detyrimin e palës së paditur Radio Televizioni Shqiptar të dëmshpërblejë paditësin me pagën e 3 muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e njëanshme të parakohshme të kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur Radio Televizioni Shqiptar të dëmshpërblejë paditësin me pagën e 3 muajve për mosrespektimin e afatit të njoftimit për zgjidhjen e njëanshme të parakohshme të kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur Radio Televizioni Shqiptar të dëmshpërblejë paditësin me pagën e 2 muajve për mosrespektimin e procedurave të zgjidhjes së marrëdhënieve të punës.

Detyrimin e palës së paditur Radio Televizioni Shqiptar të shpërblejë paditësin me pagën e 11.5 muajve për vjetërsinë në punë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendos që
Pjese nga vendimi i Gjykates

Elton Kadisi u shkarkua me arsyen se nuk zbatoi urdhrin me përgjegjshmëri absolute dhe u përpoq që të akuzonte punonjës të tjerë të institucionit për mungesën e karrigeve, të vetëdijshëm se kjo nuk ishte e vërtetë.

Kadisi është një nga më shumë se 140 punonjësit e RTSH që janë shkarkuar ose dhënë dorëheqjen që nga qershori i vitit 2023, kur Alfred Peza mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Si Kadisi, të tjerë ish-punonjës kanë paditur RTSH-në për shkarkim të padrejtë nga puna.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese