Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Pukës e dënoi me 4 vite burg, autoritetet në Itali lejojnë ekstradimin e biznesmeni Davide Pecorelli

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Pukës e dënoi me 4 vite burg, autoritetet në Itali
Davide Pecorelli

Gjykata e Apelit të Peruxhias ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri. Biznesmeni italian u dënua nga Gjykata e Pukës me 4 vite burg muajin e kaluar.

Gjykata e Pukës e dënoi me 4 vite burg, Davide Pecorellin sipërmarrësin italian i cili në janar të vitit 2021 inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri. Në tetor të vitit 2022 Prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi sipërmarrësin italian për 5 vepra penale, "Mashtrim në bashkëpunim”, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndaj tij Prokuroria kërkoi tetë vite burg, mirëpo Gjykata vendosi ta dënonte me me 4 vite burg.

Davide Pecorelli,  u zhduk në janar të 2021 në Pukë. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator të 2021 ai u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po fundosej. Pecorelli, u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij.

Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës. Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit. Dyshimi paraprak i hetuesve, se Pecorelli mund të ishte vrarë, u krijua për shkak se në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese