Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Posaçme thërret mjekët për Safet Gjicin, ish kryebashkiaku do të shkojë në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Posaçme thërret mjekët për Safet Gjicin, ish
Safet Gjici

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore.

Për të vërtetuar këtë pretendim, gjykata vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit. Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet u vendos data 14 nëntor 11:45.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Safet Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Gjici është në gjendje të rënduar shëndetësore nga një sëmundje që ka vuajtur prej vitesh, por rëndesa psikologjike e ka rënduar gjendjen e tij. Kërkojmë vlerësimin nga instituti i mjekësisë ligjore për vlerësimin e gjendjes”, - ka deklaruar më herët avokati i Gjicit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese