Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve shqiptarë që luftuan në Siri

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Posaçme dënon me shërbim prove 9 gratë e
Disa nga te denuarat nga Gjykata e Posaçme

Nëntë gra shqiptare janë dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Posaçme, pasi rreth një dekadë më parë u janë bashkuar burrave të tyre në Siri gjatë luftimeve për Shtetin Islamik (ISIS). Dënimi me burg është konvertuar me 5 vite shërbim prove, për të gjitha gratë.

Gjyqtarja Rudina Palloj pranoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini, duke shpallur fajtore nëntë të pandehurat dhe vendosi dënimin e secilës prej tyre me 7 vite burg. Me aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit për secilën dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 5 vite. Po ashtu me kërkesë të Kaçkinit, togat e zeza vendosën heqjen e masës së sigurisë që i ndalon të pandehurat të dalin jashtë territorit të vendit.

Togat e zeza kanë urdhëruar që nëntë gratë e luftarëve që ju bashkuan ISIS, të mos shoqërohen me askënd që është hetuar apo dënuar për vepra të tilla penale si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.

Gjatë vitit 2013-2014 të nënta gratë u larguan në drejtim të Sirisë, pasi ndoqën bashkëshortët e tyre, të cilët shkuan të luftonin përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS. Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se të gjitha të pandehurat iu bashkuan me vullnet të plotë dy organizatave terroriste në Siri.

Dosja e Prokurorisë për Krimet e Rënda e përpiluar në vitin 2015 i kaloi SPAK menjëherë pas ngritjes së tij, bashkë me akuzat ndaj një grupi personash të drejtuar nga Almir Daci, për dërgimin në Siri me qëllim pjesëmarrjen në luftime të mbi 90 shtetasve shqiptarë, përfshirë edhe gra e fëmijë.

Disa nga personat që ju bashkuan terroristëve, u vranë dhe trupat e tyre nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri, të tjetër janë ende në Siri në kampet e ISIS, ndërsa një pjesë janë riatdhesuar dhe ndodhen në vend, duke u përballur me drejtësinë ose duke u rehabilituar në shoqëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese