Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me burg përjetë Laert Haxhiun, autori i tretë i Masakrës së Lushnjës

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Posaçme dënon me burg përjetë Laert Haxhiun,
FotoMontazh: Laert Haxhiu ne Gjykaten e Janines

Laert Haxhiu, një nga tre autorët e përfshirë në ngjarjen e përgjakshme që mori emrin Masakra e Lushnjës, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e SPAK dhe e kanë dënuar këtë shtetas me burg përjetë.

Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg përjetë, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Bashkë me Laert Haxhiun, ata janë autorë të ngjarjes së ndodhur në 11 Shtator 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Aktualisht, Haxhiu ndodhet në burg në Greqi dhe refuzon ekstradimin. Ai është dënuar më parë për këtë ngjarje me 18 vite burg në mungesë, por nuk e ka pranuar vendimin dhe ka bërë rekurs. Megjithatë, muaj më parë Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e tij dhe la në fuqi dënimin.

Me kalimin e dosjes në SPAK, hetimet kanë provuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje dhe sot Gjykata e Posaçme ka vendosur që Laert Haxhiu të dënohet me burgim të përjetshëm, ashtu si Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Atentati i 2017-ës, i cili mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Breshëritë e kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares. Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

Laert Haxhiu aktualisht ndodhet në burg në Greqi pasi është kapur rreth një vit më parë. Ai i fshihet drejtësisë shqiptare, por pavarësisht kërkesë për ekstradim, Gjykata e Janinës nuk ka pranuar që ai të dërgohet në Shqipëri. Haxhiu akuzohet si kreu i një grupi kriminal, autor dhe porositës i disa ngjarjeve kriminale.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese