Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Lezhës "çon" në shtëpi vëllain e deputetit, nuk gjen prova për lidhjen e tij me stanin e hashashit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lezhës "çon" në shtëpi vëllain e
Armando Ndreca dhe droga e Lezhes

Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, është lënë këtë të shtunë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" nga togat e zeza të Lezhës. Ai u ndalua pas dyshimeve se ishte i përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës.

Gjykata e Lezhës është shprehur se nuk ka gjetur prova që vërtetojnë përfshirjen e shtetasit Armando Ndreca në stanin që ishte kthyer në "shtëpi bari".

Përmes një njoftimi zyrtar Blutë e Lezhës bënë me dije se në fshatin Kashnjet, kishin përshtatur një stan për kultivimin e lëndëve narkotike, cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga dy shtetasit Elvis Shpellzai dhe Armel Nikdukaj, ndërkohë u bë i mundur edhe shoqërimi i Armando Ndrecës.

Gjykata e Lezhës "çon" në shtëpi vëllain e
Deputeti Eduard Ndreca

Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, por siç ka rezultuar nga seanca paraprake e kësaj të shtune, nuk janë gjetur prova për implikimin e vëllait të deputetit socialist. Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar për Armando Ndrecën masën "Arrest në burg", por pas dëgjimit të palëve në gjykatë ka kërkuar masë më të butë sigurie.

Gjatë kontrolleve në ambientin e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike, blutë arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese