Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lihet në fuqi dënimi me 10 vite burgim

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lihet në fuqi
Klemend Baili

Gjykata e Lartë kë rrëzuar rekursin e Klemend Balilit i dënuar më 10 vite burgim nga Gjykata e Posaçme në vitin 2019.

I njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e morën parasysh rekursin që Balili kishte bërë në gjykatë në lidhje me dënimin e tij.

Klemend Balili është vetëdorëzuar në polici më 17 tetor të vitit 2019 pasi kishte qenë në arrati që nga viti 2016. I akuzuar për përfshirje në grupe kriminale, mbi Balilin rëndojnë akuzat “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “Pastrim të parave”.

Për të gjitha këto vepra penale, “Eskobari i Ballkanit” u dënua me 15 vite burgim por përfitoi gjykim të shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Për Klemend Balilin janë kryer një sërë operacionesh në bashkëpunim dhe me partenerët ndërkombëtarë, me Greqinë dhe Belgjikën. Ky operacion u krye në vitin 2016 ndërsa në atë kohë Babili i shpëtoi arrestimit duke u vetëdorëzuar 3 vite më vonë në polici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese